-1.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Ngushtohet gara mes Konservatorëve në Britani, Sunak ose Truss pritet të zëvendësojnë Johnson

- Advertisement -

Boris Johnson do të zëvendësohet si kryeministër i Britanisë së Madhe ose nga Rishi Sunak ose nga Liz Truss. Lajmi vjen pasi gara brenda Partisë Konservative duket se tashmë është ngushtuar tek këta dy kandidatë të fundit.

Kujtojmë se Johnson dha dorëheqjen si udhëheqës i partisë në fillim të këtij muaji pas një sërë skandalesh që çuan në dhjetëra dorëheqje ministrore. Dhjetë konservatorë morën pjesë në garë për ta zëvendësuar dhe gjatë pesë raundeve të votimit, anëtarët e parlamentit i zvogëluan ato në dy.

Sunak fitoi 137 vota dhe Truss mori 113 vota në raundin përfundimtar, ndërsa Penny Mordaunt me 105 vota humbi. Tani rreth 160,000 anëtarë të partisë do të thonë fjalën e tyre dhe në shtator do të shpallet fituesi, dhe kryeministri i ardhshëm.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit