13.2 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

“Ngritne lartë flamurin tonë”, Osmani uron vajzat e U18 që u kualifikuan në Kampionatin Botëror të hendbollit

- Advertisement -

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll, është kualifikuar për në Kampionatin Botëror, që do të mbahet në gusht në Kinë.

Në ndeshjen vendimtare për kualifikim, vashat e Kosovës e mposhtën Nigerinë me rezultat 22:16

Për këtë arritje të kombëtares së Kosovës ka shkruar në platformën “X”, presidentja Vjosa Osmani.

“Vajzat tona kanë dëshmuar edhe një herë se nuk ka kufi për atë që mund të arrijnë! Urime ekipit tonë të hendbollit të femrave U18, trajnerëve të tyre të përkushtuar dhe të gjithëve në Federatën e Hendollit për kualifikimin në Kampionatin Botëror. Vazhdoni të ngrini lart flamurin tonë”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit