17.1 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Ngritja e tarifave të energjisë prej 16.1%, Bajrami: Vendimi i ZRrE-së nuk është i ligjshëm

- Advertisement -

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZrrE) për shtrenjtimin e energjisë prej 16.1% ka thënë se vendimi nuk është i ligjshëm.

“ZRrE sipas ligjeve në fuqi është institucion i pavarur, që nënkupton i raporton Kuvendit por vendimet e saja janë të pavarura prej Kuvendit…mirëpo si institucion i pavarur ata janë të obliguar dhe në bazë të ligjeve në fuqi që të marrin vendime të cilat janë në funksion të përmirësimit të mirëqenies ose të ruajtjes së mirëqenies së qytetarëve.”

‘Ajo çfarë kemi parë ne gjatë kësaj periudhe edhe nga raporti i zyrës së ZRrE-së por edhe gjatë viteve të kalume e shohim një bord i cili asnjëherë nuk i ka justifiku vendimet e veta me të dhëna dhe me veprime konkrete”, është shprehur ajo.

Tutje Bajrami ka thënë se nëse analizohen të dhënat, ish dashtë që të ulen tarifat e energjisë elektrike”, është shprehur ajo duke shtuar se sipas dokumentacionit të ZRrE-së në vitin 2024 ka pasur rritje të prodhimit dhe kemi pasur ulje të humbjeve komerciale dhe teknike, kurse çmimi për energjinë e importuar ka rënë.

Bajrami e LDK-së ka akuzuar qeverisjen e Kurtit duke thënë se blloqet e KEK-ut riparohen në sezonën e dimrit kur edhe konsumi është më i madh dhe importi është më i shtrenjtë, ndërsa verës punojnë me kapacitete të plota kur konsumi është më i vogël dhe kur importimi i energjisë është më i lirë.

Të ngjashme

Të fundit