-2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Ngritja e aktakuzës së re ndaj Thaçit, Çitaku: Marrëzi çka po na shohin sytë

- Advertisement -

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar përsëri pas ngritjes së aktakuzës së re ndaj Hashim Thaçit.

Çitaku thotë se nëse lufta jonë ka qenë e padrejtë dhe e papastër, atëherë ka kërkuar të akuzohen edhe George Washington e Charles de Gaulle.

Sipas saj, kjo çka po na shohin sytë, është marrëzi.

“Çka është drejtësia? Çka? Sinqerisht.  Çka ështe lufta për liri? Çka është lufta për pavarësi?

Lufta ose është e drejtë ose jo.  E nëse lufta jonë ka qenë e padrejtë, e papastër, akuzojeni edhe George Washingtonin, Charles de Gaulle dhe të tjerët.  Marrëzi çka po na shohin sytë”, shkroi Çitaku në Facebook.

Theksojmë se Gjykata e Hagës ka publikuar aktakuzën e re të konfirmuar kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, Hajredin Kuçit, Isni Kilajt, Bashkim Smakajt e Fadil Fazliut. Të pestit akuzohen për pengim të drejtësisë dhe për ndikim tek dëshmitarët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit