Shkruan: Ardian Bajraktari
Ngritja e aktakuzës për masakrën e Reçakut shpresë për drejtësi, por duhet bashkëpunim për t’i kontribuar asaj!
Ballafaqimi me akuza për masakrat sikurse kjo e Reçakut dhe marrja e vendimit për to, qoftë edhe përmes gjykimit në mungesë është një satisfaksion sado i vogël për viktimat, është shpresë për drejtësi.
Krimet e luftës, janë jo pak sfiduese, e kur kemi parasysh rrethanat tek ne, fakti se ka kaluar një kohë relativisht e gjatë, ndonëse deri në vitin 2018 këto krime ishin përgjegjësi e autoriteteve ndërkombëtare, fillimisht të UNMIK-ut dhe pastaj të EULEX-it.
Po ashtu, faktin që shteti serbi nuk ka gatishmëri fare për bashkëpunim, madje ky shtet shërben si strehë për kriminelët e luftës, situatën bëhet edhe më e vështirë e më komplekse.
Megjithatë si çdo krim (vepër penale) edhe krimet e luftës duhet të bazohen në dëshmi, në prova, që pretendimet e prokurorisë të argumentohen para gjykatës.
Në këtë drejtim, dëshmitë e dëshmitarëve janë esenciale dhe shumë të rëndësishme, madje në këto raste determinuese për epilogun përfundimtar të proceseve si ky.
Prandaj, dëshmitarët si dhe palët e dëmtuara, në këtë rast dhe në përgjithësi për krimet e luftës, duhet të jenë bashkëpunues me organet e drejtësisë, edhe përtej obligimit ligjor, ngase kështu i kontribuoni drejtësisë dhe të vërtetës.
Dëshmitarët e masakrës me fakte, pritet ta kenë rrolin vendimtar dhe seancat si dhe procesi gjyqësor duhet zhvilluar në pajtim me procedurat dhe brenda afatit të duhur kohor, ndryshe, procesi humb efektin me qëllim të ndriçimit të Masakrës së Reçakut.






