11.7 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Ngritja e aktakuzës ndaj Ngaip Krasniqit, Azemi: Ndërmarrja e KEK-ut u kthye në çerdhe të krimit

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në dritën e ngritjes së aktakuzës ndaj ndaj ish-drejtorit të KEK-ut, Ngaip Krasniqit, ka thënë se “ndërmarrja e KEK-ut u kthye në çerdhe të krimit, me qindra kontrata njëburimore në vlerën e mbi 100 milionë eurove për dosta të pushtetarëve.”

Përmes një reagimi në Facebook, Azemi ka thënë se Krasniqin e kishte “kishte instaluar partia në pushtet në krye të KEK-ut, edhe pas arrestimit të tij, ishte marrë në mbrojtje nga zyrtarët më të lartë të pushtetit.”

Reagimi i plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë ndaj ish-drejtorit të KEK-ut, Ngaip Krasniqit. Sipas aktakuzës ai nga 15 tetori vitit 2021 e deri me 19 prill 2023, në cilësinë e personit zyrtar, kishte kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Këtë njeri që e kishte instaluar partia në pushtet në krye të KEK-ut, edhe pas arrestimit të tij, ishte marrë në mbrojtje nga zyrtarët më të lartë të pushtetit. E mbronte gjithë Lëvizja Vetëvendosje, pjesë e cilës ishte. Siç e mbronin dhe mbrojnë edhe Martin Berishaj, kryemafiozin e energjisë, të cilin raportohej se Nagip Krasniqi e takonte fshehtas.

Kjo garniturë e njerëzve të pushtetit që bënin pazare me energjinë, i solli dëme Kosovës në miliona euro. Ndërmarrja e KEK-ut u kthye në çerdhe të krimit, me qindra kontrata njëburimore në vlerën e mbi 100 milionë eurove për dosta të pushtetarëve.

Aktakuza e sotme është pasqyra e përfshirjes së pushtetit në KEK. Ky kontroll e ndikim është i dëmshëm e duhet të marrë fund. Urojmë që organet e drejtësisë do të arrijnë ta zbardhin tërësisht krimin në KEK, pa u penguar nga ky pushtet që me çdo kusht e do kapjen e secilit institucion.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit