Në mbledhjen e KQZ-së, është ngritur si shqetësim çështja e mungesës së energjisë elektrike në ditën e diele, kur edhe do të mbahet procesi zgjedhor, raporton Ekonomia Online.
Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi, ka ngritur alarmin se në bazë të të dhënave janë 888 qendra numërimi ku mund të mos të ketë energji elektrik, e ku thekson se 491 prej tyre nuk posedojnë as gjeneratorë. Gjithë kjo ai potencon se mund të cenoj integritetin e procesit zgjedhor.
“Për mua është shumë shqetësuese për faktin se ka paralajmërime se diku në 888 qendra votimi mund të mos ketë energji elektrike. Kjo nuk do të thotë tërë ditën por në këto qendra në bazë të informatave dhe raportit që posedojmë dhe për më keq 666 prej tyre paraqesin rrezikshmëri të lartë që potencialisht nuk do të ketë energji elektrike. kjo paraqet shqetësim të madh për faktin që tash errësohet herët dhe nuk e di sesi do të zhvillohet procesi në qendra të votimit ku nuk ka energji. Ku nga kjo 888, 491 prej tyre nuk posedojnë gjeneratorë të cilat do të siguronin drita të mjaftueshme për mbarëvajtjen e këtij procesi. Për mua këto shifra janë alarmante dhe u bëjë thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masa, ndoshta dhe në komunikim të ngushtë me kryetar të komunave apo ku të di unë cila do të jetë rruga që do ta ndjekin në mënyrë që ajo ditë, dita e diele të ketë dita, të ketë energji për të zhvilluar një proces i cili në rastin konkret, ose në mungesë të energjisë elektrike mund të vë në pikëpyetje mbarëvajtjen e procesit, pastaj dyshimet deri tek cenimin dhe integriteti i procesit dhe rezultati zgjedhor”, tha ai.
Sekretari i KQZ-së, Besnik Buzhala nuk ka përjashtuar problematikën e kësaj, duke thënë se Prizreni dhe Rahoveci janë pikat ku janë paraqitur problemet.
Megjithëkëtë, ai thotë se në takim me KEDS dhe KOSTT është thënë se kanë angazhuar ekipe të cilat do të veprojnë.
“Sot e kemi pasë takim me KOSTT-in i cili është përgjegjës për transmisionet të energjisë elektrike. pikat më problematike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, është Rahoveci që shpërndan energjinë edhe në Komunën e Malishevës, janë dy komuna më problematike. Është dhe Prizreni një, që është qendra e Prizrenit, që transmisioni që furnizon Prizrenin një e furnizon komplet edhe komunën e Dragashit. Këto janë dy shqetësimet më të mëdha të KSOTT sa i përket transmisionit. Ndryshe, KEDS në ditën e zgjedhjeve ka me operu diku 1 mijë e 50 zyrtarë që ka me i pasë terren. Që i bie që secila qendër e votimit do të jetë e mbuluar me një zyrtarë të KEDS që do të jenë në funksion të procesit zgjedhor. Në takimin e sotëm u bë me dije që KOSTT dhe KEDS kanë një plan të veprimit në ditën e zgjedhjeve dhe do të marrin masa që me i evitu problemet e mundshme që mund të shfaqen gjatë ditës së zgjedhjeve. Varësisht prej vlerësimit të KEDS ka me pasë shkyçje të energjisë elektrike në bazë të paralajmërimeve të ngarkesave që mund të shfaqen, të cilat i paralajmëron KOSTT, por KEDS merre veprim për shkyçje të energjisë elektrike. Varësisht teknikës qysh është e planifikuar po shpresojmë që nuk ka me pasë ndërprerje të energjisë elektrike në qendrat e votimit”, tha ai.
Ai më tej tregon kur është konsumi më i madh i energjisë për të cilat kanë njoftuar KEDS dhe KOSTT.
“Vlerësimi i rrezikut është objektiv sepse ata e kanë vlerësuar edhe rrjetin e shpërndarjes dhe kanë identifikuar qendrat e votimit që janë problematike por do të shohim tash. Kjo varet edhe prej pikut të konsumit në ditën e zgjedhjeve. Nëse konsumi është më i madh, edhe problemet mund me qenë më të mëdha. KOSTT dhe KEDS janë duke bërë apel për kursim ë energjisë elektrike. piku i konsumit çdo ditë që matet, mbërrin nivelin më të lartë është në ora 19:00 eventualisht në ora 20:00 në mbrëmje. Ndërsa nga ora 20:00 pika e konsumit fillon duke rënë. Këto i ka nxjerrë KOSTT dhe KEDS”, theksoi ai.
Por një zgjidhje e propozoi anëtari i KQZ-së nga radhët e VV-së, Alban Krasniqi.
“A e keni pasë kërkesë ndaj KEDS0it dhe KOSTT-it që nëse ka stërgarkesë në kohë të caktuara të papërballueshme që të shkyçen pjesë tjera dhe të mos rrezikohen vendvotimet. Kaq e thjesht është. Nëse keni marrë një garanci që mund të ndodh kjo, atëherë furnizimi me energji mund të jetë i zgjidhur”, pyeti ai.
E për këtë Buzhala tha se gjitha problemet që mund të shfaqen ua kanë bërë me dije.
“Ua kemi bërë me dije sidomos periudhën kohore kur fillon të bie terri, dhe prej mesit të ditës ne u kemi treguar dhe njoftuar se qendrat e votimit nuk guxojnë të mbesin pa energji elektrike përfshirë edhe procesin e numërimit në vendvotime dhe kemi diskutuar që jo gjitha qendrat e votimit duhet të shkyçen sepse ka fshatra që nuk ka qendra votimi dhe KEDS ka mundësi me ndërpre energjinë elektrike në ato zona në mënyrë që me ra ngarkesa dhe me pasë energji elektrike. Kemi marrë dhe zotimin e tyre që kanë me bë përpjekje për me zbatu këtë por varet edhe prej daljeve që i kanë ata për me bo shkyçjen”, u përgjigj ai.






