0.6 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Ngritet aktakuzë ndaj një boshnjaku për krime lufte

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit J.Sh, i nacionalitetit boshnjak për kryerjen e veprës penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas komunikatës, i pandehuri akuzohet se gjatë luftës në Kosovë, ka marrë pjesë në vrasjen e tre civileve shqiptar në Gjakovë.

Tutje, bëhet e ditur se i pandehuri ka marrë pjesë në dëbimin e familjes Dyla dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre.

“Prishtinë, 24 janar 2025 –Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj të pandehurit J. Sh. i nacionalitet boshnjak, për kryerje të veprës penale: “Krim i luftës kundër popullsisë civile”. I pandehuri akuzohet se gjatë luftës në Kosovë, ka marr pjesë në vrasjen e tre civile të nacionalitet shqiptar, e të cilat kanë ndodhur në shtëpinë e familjes Dyla në Gjakovë. Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar se i pandehuri ka marr pjesë në dëbimin e familjes Dyla dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.Të pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit