28.4 C
New York
Saturday, May 3, 2025

Buy now

Ngritet aktakuzë ndaj ministres Gërvalla për deklarim të rrejshëm të pasurisë

- Advertisement -

Prokuroria  e Prishtinës i ka ngritur aktakuzë ministres së Jashtme të vendit, Donika Gërvalla.

Këtë për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë, Laureta Ulaj, e cila ka bërë me dije se aktakuza është ngritur më 31 janar për deklarim të rrejshëm të pasurisë.

“Referuar kërkesës së parashtruar nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, më 31.01.2023, ka ngritur aktakuzë ndaj D.G., për shkak të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe të njëjtën e ka proceduar në Gjykatë për trajtim të mëtejmë”, deklaroi ajo

Të ngjashme

Të fundit