Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve G.P., M.Sh. V.I. dhe Gj.N., për shkak të veprave penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’ dhe ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës i pandehuri G.P., që nga viti 2021, në mënyrë të kundërligjshme ka uzurpuar dy parcela kadastrale, njëra në sipërfaqe prej 14357 m² dhe tjetra në sipërfaqe prej 8859 m², pronë e Ndërmarrjes Shoqërore “Ereniku Prodhimtaria Primare” në Gjakovë, me të cilën administron Agjencia Kosovare e Privatizimit, ashtu që i pandehuri në vazhdimësi ka shfrytëzuar këto prona duke ndërtuar 3 objekte dhe duke vendosur një kontejner, pa ndonjë bazë të vlefshme juridike.
Me këto veprime, të pandehurit M.Sh. V.I. dhe Gj.N., secili veç e veç kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së.