Prokuroria Themelore në Pejë ka ngrityr aktakuzë kundër dy zyrtarëve policorë Sulltan Kadrijaj dhe Ali Shkodrani për veprën penale “Marrje ryshfeti”.
Klankosova.tv kishte raportuar për rastin në fjalë dhe kishte mësuar nga burimet e saja se të arrestuarit dyshohet se i kërkuan para një qytetari për të mos i shqiptuar gjobë.
Të njëjtën gjë e thotë edhe prokuroria në njoftimin e lëshuar të mërkurën, ku thuhet se shuma në fjalë që u kërkua nga zyrtarët policorë për qytetarin që kishte tejkaluar shpejtësinë ishte 20 euro.
“Sipas aktakuzës, dy të pandehurit në cilësinë e zyrtarëve policorë nga Njësiti i Trafikut në Pejë, me dashje e me qellim të përfitimit në mënyrë të kundërligjshme, me datë 20 prill 2025 në fshatin Poterq të komunës se Klinës, në atë mënyrë , derisa të pandehurit kanë qenë në pikë kontrolli, i pandehuri S.K ka ndaluar veturën Golf 8 për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe shkelje të ligjit për kundërvajtje në trafik, ashtu që të pandehurit me qëllim që të mos i shqiptojnë gjobë të dëmtuarit i i kishin kërkuar që 20 euro e më shumë euro ti dërgoj në pompën e derivateve në Pejë, ku dëshmitari i cili është punëtor i pompës se derivateve, me pas kartëmonedhën e parave ja kishte dhënë zyrtarit policor A.Sh”, thuhet në njoftim.
Ndër tjera, shtohet se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.
Po ashtu, prokurori i shteti me rastin e ngritjes se aktakuzës , ka propozuar gjykatës që të pandehurve përveç demit t’ju shqiptohet edhe ndalimi i ushtrimit të profesionit.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.