11.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Ngritet aktakuzë ndaj dy huliganëve serbë që rrezikuan sigurinë

- Advertisement -

Prokuroria Speciale gjatë ditës së sotme ka njoftuar për arrestimin e dy personave serb në Kosovë.

Sipas njoftimit, dy të pandehurit, R.P dhe D.O, kanë marrë pjesë në grupe të ndryshme, ku përmes përdorimit të dhunës kanë tentuar pengimin e rendit të kushtetutës së Kosovës në komunat veriore, shkruan lajmi.net.

Pas këtyre veprimeve, të pandehurit janë akuzuar për veprën penale ‘’Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Njoftimi i plotë:

AKTAKUZË KUNDËR DY PERSONAVE PËR PJESËMARRJA NË TURMË QË KRYEN VEPËR PENALE DHE HULIGANIZMI
Prishtinë, 5 shkurt 2024 – Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me inicialet R.P dhe D.O. të nacionalitetit serb.
Prokuroria Speciale njofton ekziston dyshimi i bazuar mirë se të lartcekurit në koordinim me shumë të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, kanë marrë pjesë aktive në grupin përkatësisht turmën e personave me qëllim të kryerjes së veprave penale serioze, përmes përdorimit të dhunës kanë tentuar që të pengojnë vendosjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës në komunat veriore të vendit.
Me këto veprime të pandehurit R.P dhe D.O. akuzohen për  veprën penale ‘’Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 paragrafi  1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit