16.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Ngrihet aktakuzë ndaj senatorit Menendez dhe gruas së tij për ryshfet

- Advertisement -

Prokurorët federalë kanë njoftuar të premten se kanë ngritur aktakuzë ndaj senatorit amerikan Robert Menendez, një demokrat nga Nju-Xhersi, dhe bashkëshortes së tij, nën dyshimin se kanë pranuar ryshfet në vlerë mijëra dollarë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Manhatan, ka thënë se Menendez dhe gruaja e tij, Nadine, akuzohen se kanë pranuar shufra ari dhe para të gatshme në këmbim që Menendezi ta përdorte pushtetin dhe ndikimin si senator për t’i mbrojtur dhe pasuruar tre biznesmenë të Nju-Xhersit.

Menendez, kryetar i Komitetit me ndikim të Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, në të kaluarën ishte akuzuar në Nju-Xhersi për pranimin e fluturimeve private, kontributeve për fushatë dhe llojeve të tjera të ryshfetit nga një patron i pasur në këmbim të favoreve zyrtare, por gjykimi i tij më 2017 mbaroi pasi juria nuk arriti verdikt. Ai ka qenë pjesë e Senatit që nga viti 2006.

Menendez dhe Nadine Menendez përballen me nga tri vepra penale secili: konspiracion për të pranuar ryshfet, konspiracion për mashtrim dhe konspiracion për zhvatje.

Prokurorët do të kërkojnë që asetet e Menendezit të konfiskohen, përfshirë shtëpinë e tij në Nju-Xhersi, një veturë “Mercedes-Benz” e vitit 2019, rreth 566 mijë dollarë para të gatshme, shufra ari, si dhe para nga një llogari bankare. /REL/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit