28.3 C
New York
Friday, July 11, 2025

Buy now

Ngrënia pas orës 20:00 ndikon negativisht në metabolizëm, gjumë dhe përqendrim? Pse?

- Advertisement -

Një studim i publikuar së fundmi në “Journal of Clinical Endocrinology” ka zbuluar se konsumimi i ushqimit pas orës 20:00 mund të ketë pasoja serioze për shëndetin.

Sipas studiuesve, ngrënia vonë në darkë ndikon negativisht në metabolizëm, zvogëlon djegien e kalorive dhe rrit ndjesinë e urisë, çka mund të çojë në shtim peshe dhe rritje të rrezikut për diabet tip 2.

Përveç ndikimit në peshë, studimi tregon se ngrënia e vonë ndërhyn edhe në prodhimin e melatoninës – hormonit që rregullon gjumin – duke e bërë më të vështirë të flini dhe të pushoni siç duhet. Kjo më pas ndikon edhe në përqendrimin dhe produktivitetin e ditës tjetër.

Ekspertët këshillojnë që darka të konsumohet brenda orës 19:00, dhe të përfshijë ushqime të lehta si peshk, perime të ziera apo sallata të pasura me proteina.

Zgjedhjet që bëjmë në orët e mbrëmjes mund të kenë një ndikim të madh në energjinë, mirëqenien dhe cilësinë e jetës sonë të përditshme./ TAR/

Të ngjashme

Të fundit