Rënia mendore e lidhur me moshën është një problem që mund të ndryshojë jetën, por nuk është kurrë vonë për të filluar të bëni ndryshime të vogla që mund të ndihmojnë në mbajtjen e qelizave të trurit tuaj të sigurta.
Në fakt, hulumtimi i ri sugjeron se shtimi i një rostiçeri të shijshme në rutinën tuaj të përditshme – frutat e thata – mund të bëjë ndryshimin për t’ju ndihmuar të mbroni trurin tuaj dhe të shmangni sëmundje si demenca.
Arrat makadamia, arrat e fëstëkut, arrat braziliane — ne i duam të gjitha. Dhe studiuesit nga Universiteti i Australisë Jugore kanë zbuluar se shtimi i vetëm dy lugë çaji (10 gram) me arra në dietën tuaj ditore mund të jetë gjithçka që ju nevojitet për të mbrojtur dhe madje për të përmirësuar funksionimin tuaj mendor.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/08/nuts-1_custom-61cfca772f4f991e157977ffe42febcb8c23d7dc-780x439-1.jpg)
Hulumtimi mbi frutat e thata dhe demencën
Botuar në Journal of Nutrition, Health, & Aging, studimi analizoi të dhënat nga 4,822 të rritur kinezë të moshës 55 vjeç e lart për një periudhë 15-vjeçare. Sipas vëzhgimeve të tyre, shtimi i vetëm dy lugë çaji me fruta të thata në dietën e pjesëmarrësve lidhet me përmirësimin e të menduarit, arsyetimit dhe kujtesës.
“Duke ngrënë më shumë se 10 gram fruta të thats në ditë, të moshuarit mund të përmirësojnë funksionin e tyre njohës deri në 60 për qind në krahasim me ata që nuk hanë fruta të thata”, tha autori kryesor i studimit, Dr. Ming Li. “Kjo në mënyrë efektive mund të largojë atë që normalisht do të përjetohej si një rënie natyrore dyvjeçare e njohjes”. Duke marrë parasysh që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se numri aktual i njerëzve që jetojnë me demencë në nivel global është 47 milionë, këto gjetje janë premtuese.