17.7 C
New York
Saturday, October 5, 2024

Buy now

N’Golo Kante vendos rekord historik me Francën

- Advertisement -

Mesfushori N’Golo Kante ia ka thyer rekordin Xavi Hernandezit, duke mos ditur për humbje për kombëtare në turne të mëdha.

Ftesa e Didier Deschamps për Kanten ishte befasuese për të gjithë, mirëpo lojtari e ka dëshmuar që është e duhura, duke shkëlqyer në secilën përballje që ka luajtur.

Kante zhvilloi një tjetër paraqitje solide për Francën edhe ndaj Belgjikës, ku “Gjelat” e siguruan avancimin në çerekfinalen e “Euro 2024”.

Me këtë fitore, Kante ka shkuar në kuotën e 19 ndeshjeve pa humbje derisa përfaqëson Francën në turne të mëdha (Kupë të Botës dhe Kampionat Evropian).

Ky tani është rekord historik, ku në këto 19 ndeshje ka regjistruar 13 fitore dhe gjashtë barazime në proces.

Përndryshe, këtë rekord e mbante ish lojtari i Barcelonës, tani trajner Xavi Hernandez, që kishte ndihmuar Spanjën të shkonte në kuotën e 18 ndeshjeve pa humbje në turne të mëdha.

Ky numër veçse mund të rritet për Francën, nëse avancojnë edhe më larg në turne derisa në çerekfinale takohen me fituesin e përballjes Portugali – Slloveni.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit