Mesfushori francez N’Golo Kanté ka refuzuar të marrë pjesë në stërvitjen e Al Ittihad, duke shtuar presion për të finalizuar transferimin e tij te Fenerbahçe.
Ky zhvillim shihet si një goditje e rëndë për klubin saudit, i cili tashmë ka humbur Karim Benzema për Al Hilal dhe nuk ka mundësi për të bërë nënshkrime të reja pas humbjes së Gusavo Sá.
Situata tregon qartë vendosmërinë e Kantes për të vazhduar karrierën në Turqi dhe për të mos u rikthyer te skuadra e Arabisë Saudite, duke vënë në sfidë planet e drejtuesve të Al Ittihad.






