N’Golo Kante është një nga objektivat kryesore të Barcelonës për të përforcuar mesfushën.
Francezit i skadon kontrata me Chelsean në fund të sezonit dhe katalanasit mund të sigurojnë nënshkrimin e tij si futbollist të lirë.
Edhe Kante besohet se e preferon kalimin në “Camp Nou”, atje ku shihet si zëvendësues ideal i Sergio Busquetsit.
Megjithatë, Chelsea besohet se i ka ofruar një kontratë të re 31-vjeçarit, të vlefshme edhe për tri vite të tjera.
Kjo e ka lënë Barcelonën si favorit të dytë, pasi nuk besohet se ka gjasa të arrijë të përballojë pagën që “Blutë” i ofrojnë reprezentuesit të Francës.
Pavarësisht kësaj, “Sport” ka raportuar se Kante po pret një ofertë nga Barça, në mënyrë që pastaj të vendosë për të ardhmen e tij.