8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Ngjyra në rroba që i bën njerëzit t’ju besojnë më shumë

- Advertisement -

“Ngjyra e rrobave tona shërben si një sinjal për të tjerët, u tregon atyre se kush jemi ne”, shpjegon kompania e modës The Good Trade.

Susan Gagnon, eksperte e modës dhe kryeredaktore e Costumes Heaven, thotë se psikologjia e ngjyrave kërkon të përcaktojë se si disa ngjyra ndikojnë në sjelljen njerëzore.

“Truri ynë është i lidhur me stimuj ndijor me emocione. Disa shkaktojnë lumturi, të tjera trishtim”, shpjegon Gagnon. “Prandaj, ngjyrat e ndryshme kanë reagime të ndryshme emocionale nga ne, siç është besimi”.

Për fat të mirë, nuk duhet të shpenzoni kohën tuaj duke u përpjekur të kuptoni se cila ngjyrë lidhet me nivele më të larta besimi, sepse studiuesit e kanë identifikuar tashmë përgjigjen në një studim të fundit.

Studiuesit nga Universiteti Soochow në Kinë kohët e fundit kërkuan të “hetojnë ndikimin” e ngjyrave të veshjeve në perceptimin e besimit, duke publikuar gjetjet e tyre në Revistën Ndërkombëtare të Kërkimit dhe Teknologjisë Inxhinierike (IJERT).

Studiuesit mblodhën 32 pjesëmarrës dhe i pyetën ata për të vlerësuar nivelin e besimit që ndjenin ndaj një figure dixhitale që kishte veshur të njëjtin kostum biznesi të fotoshopuar në ngjyra të ndryshme: e kuqe, e verdhë, jeshile, blu, vjollcë, portokalli, verdhë-jeshile, blu-jeshile dhe blu-vjollcë. Sipas studimit, ngjyra blu, e ndjekur nga blu-vjollca, u konsiderua si më e “besueshme”. /abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit