14.4 C
New York
Thursday, December 12, 2024

Buy now

Ngjitja e shkallëve ose seksi, çelësi që ul rrezikun e sulmit në zemër më 45%

- Advertisement -

Disa minuta aktivitet të shkurtër dhe intensiv, si ngjitja e shkallëve ose marrëdhënia seksuale, mund të ulin rrezikun e sulmit në zemër te gratë deri në 45%, sugjeron një studim i fundit.

Shkencëtarët theksojnë se këto aktivitete të përditshme, që përfshijnë shpërthime të shkurtra të ushtrimeve fizike intensive, janë një mundësi efektive për gratë që nuk preferojnë apo nuk kanë mundësi të ndjekin stërvitje të strukturuara.

Këto ushtrime njihen si aktivitete fizike të ndërprera dhe të forta të stilit të jetesës (VILPA) dhe mund të jenë pjesë e rutinës së përditshme pa nevojën e një programi të veçantë stërvitjeje.

Studimi bazohet në të dhëna nga më shumë se 22,000 burra dhe gra britanike të moshës 40-79 vjeç, të cilët monitoruan aktivitetin e tyre fizik për një javë, ndërsa shëndeti i tyre u vëzhgua deri në vitin 2022.

Daily Mail shkruan se gratë që realizonin mesatarisht 3.4 minuta të këtyre aktiviteteve çdo ditë përjetuan një reduktim të ndjeshëm të rrezikut për probleme të mëdha kardiovaskulare, si sulmi në zemër apo iktusi.

Ekspertët sugjerojnë se përfshirja e këtyre aktiviteteve në stilin e jetesës mund të jetë një mënyrë praktike dhe e thjeshtë për të përmirësuar shëndetin e zemrës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit