13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ngjela: Kurtin e keni të dyshimtë, në Prishtinë ka ujëra të Beogradit

- Advertisement -

Avokati dhe ish-politikani nga Shqipëria, Spartak Ngjela, e konsideroi si të dyshimtë kryeministrin e vendit, Albin Kurti, duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e pyesin atë për asgjë, pasi më shumë kanë lidhje me presidenten, Vjosa Osmani.

Përmes një lidhjeje direkte për Tëvë1, Ngjela tha se një Qeveri e Kosovës që është kundër politikës amerikane, i bie që është indirekt me Beogradin.

“Kryeministrin Kurti e keni të dyshimtë. Amerikanët nuk e pyesin Kurtin, ata kanë më shumë lidhje me Vjosa Osmanin. Kurti ka qenë antiamerikan që i vogël. Dyshime ka, kjo nuk luan për interesin kombëtar shqiptar. Ose është naiv, ose pastaj nuk do të luaj kundër interesit. Një Qeveri e Kosovës që është kundër politikës amerikane, indirekt është me Beogradin. Andaj, ose Kurti është naiv, ose është me Beogradin. Pa Amerikën, e gjitha bota shqiptare në Ballkanin perëndimor është e pambrojtur”, deklaroi Ngjela në emisionin “Këndi i Debatit”.

I pyetur se a duhet Kosova ta realizojë çdo kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ngjelaj deklaroi se patjetër duhet të ndodhë një gjë e tillë, pasi sipas tij, Kosova s’ka shumë koshiencë të madhe politike.

“Jeni shtet i ri. Kosova s’ka sistem politik, ka shumë ujëra të Beogradit në Prishtinë, ishuj të vegjël”, potencoi tutje Ngjelaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit