Një rast tragjik ka ndodhur në Prizren.
Policia ka bërë të ditur se një i ri e ka qëlluar veten me një armë, të cilën kishte dalur për ta blerë nga dy persona.
“Sot me datë 11.05.2025 rreth orës 18:20 në Stacionit Policor Prizren- Veri, dy persona njeri 24 dhe tjetri 23 vjeçar kane raportuar në se derisa janë takuar me një person të tret- viktimën A.T. 24 vjeçar dhe ia kanë dhënë një pistoletë, për të ia shitur”.
“Viktima posa e ka marr armën ka shkrepur me armë në drejtim të vetes së tij. Patrulla policore menjëherë është nis në drejtim të vendit të ngjarjes. Është njoftuar emergjenca dhe njësitet përgjegjëse gjithashtu. Në vendngjarje mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të Prokurorin trupi i pa jetë dërgohet për ekzaminim në IML”, thuhet në njoftimin e Policisë.