Shkruan: Dr. Rovena VATA – MIKELI
Bedri Halimi, poet, prozator, eseist, publicist, studiues; paraqitet para lexuesit me librin “Rrëfime tmerri”, në të cilën prezantohen tri drama: “Ymer Prizreni”, “Dubrava”, dhe “Rrëfime tmerri”.
Dramë për personalitetin madhor të kryetarit të parë të Shqipërisë natyrale
Në dramën “Ymer Prizreni” – kushtuar Ymer Prizrenit, prezantohen ngjarjet kryesore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke i vënë në skenë disa nga personalitet kryesore të asaj kohe.
Përmes dhjetë pamjeve skenike, paraqet disa nga veprimet kryesore të asaj periudhe të rëndësishme të çështjes kombëtare, si: formimin e Lidhjes, organizimin e rezistencës kombëtare, organizimin e vullnetarëve për mbrojtjen e trojeve shqiptare në kohën kur Perandoria Osmane pas humbjes së statusit të superfuqisë, u detyrua t’i lëshojë pe apetiteve sllave që dirigjoheshin nga Rusia.
Autori paraqet rolin e Ymer Prizrenit në sistemimin e muhaxhirëve të shpërngulur nga Sanxhaku i Nishit, e deri te organizimi i kryengritjes kundër Perandorisë Osmane. Gjithashtu prezantohen likuidimet e veglave të Sulltanit, si: daktilografistit, vrasjet e Abdullah Pashë Drenit e Ali Pashë Maxharrit etj..
Pos Ymer Prizrenit, paraqiten edhe personalitete të tjera, që janë personalitete emblematike të historisë shqiptare, si: YMER PRIZRENI, ABDYL FRASHËRI, SHUAIP SPAHIU, RAMADAN ZASKOCI, SULEJMAN VOKSHI, ALI IBRA, MIC SOKOLI, AHMET KORONICA, JUSUF AGA, pastaj edhe personazhe tjera, si: ALI PASHË MAXHARRI, RIZA PASHA, ABDULLAH PASHË DRENI, NAZIF PASHA, MUHTAR PASHA, MEHMET ALI BEU, DERVISH PASHA, MYTESARIFI i PRIZRENIT, KONSULLI ANGLEZ, KONSULLI LIPIH.
Përmes këtyre personazheve janë zhvilluar tërë ngjarjet, ku secili nga këndvështrimi i rolit të tij, dha kontributin e vet sipas orientimeve që ka marrë. Personazhet pozitive, flasin për rezistencën shqiptare në atë kohë të udhëkryqeve të mëdha historike, kurse personazhet negative kryenin detyrat e palës që e përfaqësonin, qofshin ata që ishin pjesë e Perandorisë Osmane, qofshin edhe përfaqësuesë të shteteve të caktuara evropiane, që gjithsesi ia mbajtën anën Perandorisë Osmane në dëm të çështjes kombëtare shqiptare.
Autori, gjatë hartimit të dramës përmes dialogjeve nxjerr në pah esencën e asaj ngjarjeje historike. Ai ka pasur parasysh në këtë rast edhe mundësinë e vënies në skenë, prandaj edhe ngjarjet zhvillohen në ambiente të caktuara, ku shumëçka praktike që do të mund të dukej në film, në dramë është e pamundur, prandaj gjërat i thotë përmes ligjërimit artistik të rrëfimeve të personazheve në fjalë.
Autori nuk e ka ngarkuar dramën me deskripcion dhe është munduar të jep mesazhin kryesor të kësaj ngjarjeje historike, ku jo rastësisht e përfundon dramën me arritjen e kulminacionit të rezistencës shqiptare. Mesazh ky që është aktual për të gjitha kohët deri në bashkimin e trojeve shqiptare.
Dr. Rovena VATA – MIKELI
NGJARJE QË JANË TË MISHËRUARA ME HALLET DHE FATET E POPULLIT TONË

Paraqitja e fatit tragjik të të burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës
Në dramën “DUBRAVA”, përmes gjashtëmbëdhjetë pamjeve, autori paraqet tmerrin që kanë përjetuar të burgosurit shqiptarë në burgun e Dubravës më 1999. Okupatori serb në qershor të vitit 1998 i largoi të burgosurit shqiptarë nga burgjet e Kosovës, ndërsa i çoi në burgjet e Serbisë.
Largimi u bë me arsyetimin e mungesës së sigurisë në Kosovë. Ndërkaq, pas një viti, në majin e vitit 1999, nga burgjet e Serbisë, mu në kulmin e pasigurisë, Serbia i mblodhi të burgosurit dhe i solli në burgun e Dubravës, me paramendim të caktuar: për t’i likuiduar të burgosurit shqiptarë, duke provuar në radhë të parë, për t’i vënë në lajthitje forcat e NATO-s.
Autori, duket se është mishëruar me këtë temë, duke biseduar më shumë të burgosur, prandaj edhe ka vendosur që gjërat kryesore, t’i risjellë në formë të dramatizuar për të gjitha ngjarjet e kësaj tragjedie.
Pra, jo rastësisht personazhet i merr nga jeta reale, siç janë: NAIT HASANI, ISTREF HASANI, ENVER DUGOLLI, HAJREDIN HYSENI, ISMET MAHMUTI, XHELAL CANZIBA, NIJAZI KRYEZIU, BISLIM ZOGAJ, NAIM LUSHI, SALI ZARIQI, BESIM ZYMBERI, NASER SHPORTA, BAJRUSH XHEMAJLI, AVNI KLINAKU, AVDI MEHMETI, LIBURN ALIU, SADIK ZEQIRI, FILIP PJETRI, HAQIF ILJAZI, XHEVAT HAZIRI, BEDRI KUKALAJ, SKENDER FERIZI, FRASHËR SHABANI, BESIM ZOGAJ, BILBIL DURAKU, AGIM HULAJ, RASIM SELMANAJ, BLERIM CAMAJ, UKË THAÇI, SELIM LOKAJ, AVDYL JETISHI, RIZA TAHIRUKAJ, HILË KQIRAJ, ENVER BERISHA, GJERGJ KARAQI, AGIM GASHI.
Përmes këtyre personazheve, paraqitet tërë kronologjia e tragjedisë së Dubravës. Pra, përmes këtyre personazheve, demaskohen tendencat serbe, gjoja se këtë tragjedi e bënë forcat e NATO-s. Pastaj, po përmes këtyre personazheve tregohet se Serbia nuk i kishte në grykë të pushkës vetëm të burgosurit politik, por të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh se për çka ishin të burgosur.
Gjithashtu, përmes këtyre personazheve real, autori na sjell edhe dëshminë, se Serbia nuk ka zgjedhur për t’i vrarë apo burgosur vetëm shqiptarët e konfesionit mysliman, por ka burgosur e ka vrarë edhe shqiptarë të fesë katolike.
Këtu, jepen dëshmi të pamohueshme, përmes vetë personazheve shqiptare të konfesionit katolik. Kështu paraqiten me mjeshtri ngjarjet si: Largimi i të burgosurve nga Kosova në vitin 1998; Kthimi i të burgosurve në Kosovë më 1999; arritja në burgun e Dubravës; Provokimet në burgun e Dubravës; Bombardimet e NATO-s dhe forcave serbe; Rreshtimi dhe pushkatimet e të burgosurve; Vrasjet e të burgosurve; Kurthi ndaj të burgosurve; Ndihma e të burgosurve; Tubimi te salla e të burgosurve; Të plagosurit dhe largimi i të burgosurve etj..
Gjërat që paraqet autori në këtë Tragjedi, janë trishtuese, por reale, ngase nuk ka mundur autori t’i shmanget realitetit.
Është çështje e shijes së regjisorit, se çfarë do të marrë për ta vënë në skenë nga ato ngjarje të kësaj drame, e që gjithsesi autori i ka kushtuar rëndësi deri në detaje. Gjithsesi edhe kjo dramë, e mbërthen lexuesin, duke e bërë për vete që nga fillimi e deri në fund.
Paraqitja e fatit tragjik të dhunimit të femrave shqiptare nga okupatori serb
Autori Bedri Halimi, siç thamë, ka shkruar në gjini të ndryshme letrare për plagët e ndryshme të popullit shqiptar gjatë periudhave të ndryshme historike. Jashtë këtij interesimi nuk ka mbetur as fati tragjik i shumë femrave shqiptare (mbi njëzet mijë) të dhunuara nga forcat serbe gjatë pranverës së vitit 1999. Forcat serbe në shumë vende të Kosovës, kanë dhunuar femrat shqiptare, kudo që u është dhënë mundësia.
Prandaj, autori në dramën “Rrëfimet e tmerrit”, përmes pesë personazheve, në gjashtë pamje, arrin që ta paraqes tërë kompleksitetin e asaj tragjedie të përjetuar nga pjesëtaret, jo vetëm të botës femërore, por autori sjell dëshmi edhe për dhunimin e meshkujve, që u është bërë nga forcat serbe.
Përmes dialogjeve dhe monologjeve të personazheve të asaj tragjedie, si: SHPRESA, JETA, DRITA, KALTRINA dhe SHQIPJA; arrin ta zbërthejë botën e brendshme të personazheve të dhunuara, të cilat për shkak të traumave që kanë përjetuar, me përfundimin e luftës, përfunduan në spitalin e QKUK-së, në repartin e Neuropsikiatrisë.
Pas trajtimit që u është bërë nga personeli mjekësor, personazhet janë mbledhur në ambiente të caktuara të repartit dhe kanë biseduar duke evokuar hallet dhe brengat e tyre.
Sado që ishin të rënda rrëfimet që ia kanë treguar njëra-tjetrës, duke pasur rrezikun potencial në përsëritjen e traumës, e në anën tjetër kishin edhe nevojën e shkarkimit shpirtëror për të biseduar, për të treguar.
Janë këto dy momente të kundërta që paraqesin dramacitetin jo vetëm në raport me personazhet mes vete, e ku autori ka pasur kujdes në shtrimin e gjërave, pa përdorur gjuhë eufemike.
Në anën tjetër, përmes nevojës së brendshme shpirtërore për të rrëfyer, përmes personazheve, arrin ta zbërthejë në një masë të konsiderueshme temën e ndjeshme të dhunimeve të femrave shqiptare. Për fat të keq, shumë shkrimtarë dhe artistë, nuk i janë qasur kësaj teme, duke e konsideruar të rëndë, apo edhe duke mos u mishëruar sa duhet me këtë lloj plage shpirtërore, që shumë njerëz vazhdojnë ta vuajnë në palcën e shpirtit edhe sot e kësaj dite.
Prandaj, autorin Bedri Halimi, pos për dramën si tërësi, duhet përgëzuar edhe për guximin për t’ju rrekur kësaj teme.
Kjo dramë, ndonëse si volum i kursyer, megjithatë jo vetëm si ngjarje në tërësi, me tërë dramaticitetin e saj, jepet në formë të sintetizuar, duke lënë për të kuptuar, se ngjarje si këto, që paraqiten në këto rrëfime, kanë ndodhur në shumë vende të tjera të Kosovës, e që shpresojmë, se edhe krijuesë të tjerë të fushave të ndryshme të artit e kulturës, do ta marrin guximin për ta trajtuar edhe këtë plagë shpirtërore të një numri jo të vogël të pjesëtarëve të popullit tonë.