Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë në fshatin Korroticë e Poshtme të Drenasit.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte therur me mjet të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia përmes raportit.






