Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Maliq të Korçës.
Si pasojë e zjarrit në një banesë, dyshohet se vdiqën nëna dhe djali 14 vjeçar, derisa vajza 6 vjeçe po trajtohet në spital në gjendje të rëndë.
Siç raporton Abcnews.al, vdekja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e asfiksisë, transmeton Klankosova.tv.
Zjarri në banesën e familjes Azisllar, dyshohet të ketë ardhur nga soba (shporeti me dru).