Në spektaklin e natës së sotme (e hënë) u diskutua ngjarja e Eduart Kuqit me Sara Kolamin.
Kjo pasi iu publikua një video, ku konkurrenti e kishte ofenduar atë duke përdorur edhe fjalën k**vë.
E njëjta gjë u diskutua në Prime, teksa Sara theksoi se nuk e kuptoi pse e kishte thënë atë, cila ishte arsyeja.

“E ndjeva, i thashë ke diçka me mua, u kthye më tha nuk kam asgjë. I thashë sërish më thuaj. Jemi në rregull. E ndjeva se kishte diçka. Nga Edi e ndjeva se e mohoi disa herë kur e pyeta”, u shpreh ajo.
Aktorja shqiptare shtoi: “Pyetja ime kryesore ishte pse, se unë thjesht i lajmërova se dreka ishte gati dhe i kam thënë nëse ke diçka më thuaj”.

Edi nga ana tjetër tha: “Nuk kam asgjë kundër Sarës, edhe Sarës i kam shprehur komplimente. Nuk kam kundër saj asgjë. Ajo fjalë u transmetua, ne të jashtit e përdorim me shoqëri”.
Në lidhje me rastin, Alaudini ka qenë shumë i ashpër me të gjithë derisa tha: “Ofendimet në këtë Big Brother i keni bërë si kikirikë”.