7.6 C
New York
Saturday, March 1, 2025

Buy now

Ngjarja dramatike në Zyrën Ovale, Rashiti: Kosovës i duhet qeveri e unitetit kombëtar

- Advertisement -

Deputeti në Kantonin e Bernit, Korab Rashiti ka komentuar takimin e tensionuar në mes te presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Rashiti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pa ndihmën e amerikanë, Rusia do ta fitojë Ukrainën.

“Trumpi e ka përzënë Zelenskyn, nuk ka marrëveshje paqeje. Pa ndihmën amerikane, Rusia do ta fitojë Ukrainën. Me prit Zelenskyn ndihmë prej Evropës ushtarakisht… është një mirazh, sepse vendet evropiane janë ekonomikisht të rrënuara. Tensionet do të rriten në maksimum dhe nuk përjashtohet mundësia që disa liderë evropianë të marrin vendime absurde…” – ka shkruar Rashiti.

Tutje ai ka thënë se në këtë situatë, Kosova ka nevojë për një qeveri uniteti kombëtar dhe për të qenë e bashkuar, pas sipas tij, situata do të jetë e tensionuar dhe mund të ketë tentativa për destabilizim në Ballkan për të ndryshuar ekuilibrat.

“Në këtë situatë, Kosova ka nevojë për një qeveri uniteti kombëtar dhe për të qenë e bashkuar, sepse situata do të jetë e tensionuar dhe mund të ketë tentativa për destabilizim në Ballkan për të ndryshuar ekuilibrat, pikërisht në një moment kur marrëdhëniet e SHBA-ve po riformatohen drejt pacifikit (Kina) dhe Evropa do të duhej të merrte përgjegjësinë për sigurinë e saj. Por Evropa nuk është e gatshme, sepse ekonomikisht është për tokë.” – ka shkruar Rashiti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit