Ngërçi presidencial: Rugova e Thaçi, shembull kompromisi

- Advertisement -

Veten e sheh si veteran i shtetndërtimit, por të cilit kontributi nuk iu vlerësua.

Arsim Bajrami, si i vetofruar për president mbipartiak muajin e shkuar, u zmbraps nga propozimi pasi kritikon subjektet që nuk ia deshën të mirën vendit. Anise përkrahje individuale beson se kishte te krejt grupet parlamentare.

Ngërçi më i ri presidencial,  ish-hartuesi i Kushtetutës, është i bindur se zgjidhet me kompromis e jo nëpër dyer të gjykatave. Shembull jep Ibrahim Rugovën e Hashim Thaçin në Rambuje.

Në këtë frymë, Bajrami kujton unitetin që u arrit në Rambuje mes Ushtrisë Çlirimtare dhe Lëvizjes Paqësore, në shkurtin e 1999.

Për ngjarjet e para 27 vitesh në Francë, Bajrami të mërkurën promovoi edhe një monografi që pasqyron krejt të pathënat e atij procesi që çoi në intervenimin e NATO-s dhe çlirimin e Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit