Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka ngritur shqetësimet për situatën politike në vend, duke thënë se ajo po shkon drejt përkeqësimit, ndërsa kryeministri Kurti po forcon pushtetin e tij.
Peci theksoi se Kurti po udhëheq lojën politike në mënyrë të njëanshme, duke shfrytëzuar të gjitha resurset shtetërore, ndërkohë që opozita nuk po arrin ta kuptojë këtë strategji.
”Nuk jam duke parë dritë në fund të tunelit, sa më shumë që zgjatë kjo gjendje, për Kosovën do jetë më keq për Kurtin më mirë, sepse i ka të gjitha resurset e vendit në dorë. Lojën politike është duke e udhëhequr Kurti, këtë lojë nuk e di sa e ka kuptuar opozita”, tha Peci në emisionin “Click” të RTV21.
Ai tutje tha se dorëheqjet dhe tërheqja e strukturave serbe nga institucionet kanë qenë një “dhuratë politike” për Vetëvendosjen, duke i hapur rrugë një prezence më të thellë të saj në veri .
”Në situatën politike që jemi dhe duke e pasur parasyqhs qeverisjen e qeverisë Kurti 2, unë mendoj që Kurtit dhe kësaj qeverie dhuratën më të mirë ia ka bërë Lista Serbska. Me dorëhqjen e tyre nga komunat me tërhqjen e pjestarëve të tyre nga Policia e Kosovës ia mundësoj Kurtit të hyjë në veri thellësisht dhe mandej ta sheh këtë si sukses të madh të vetin se p%rndryshe nuk besoj që në sfera tjera ka mundur të tregoj diçka, nuk shohë asnjë rezultat t1% prekshem, por vetëm trend negativ”, tha Peci.