13.5 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Ngërçi në Kuvend, a po kërkohen zgjedhje të reja?

- Advertisement -

“A kanë dyshime në rezultat apo duan zgjedhje të reja?”, pyeti sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, menjëherë pas dështimit të votimit për verifikimin e mandateve në legjislaturën e re.

Zgjedhjet e reja, si një nga pasojat eventuale e situatës së krijuar, i përmendi edhe Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre në detyrë, e cila në zgjedhjet e 9 Shkurtit fitoi mandatin e deputetes.

Pasi mendon se Lëvizja Vetëvendosje qëllimshëm po i zvarritë procedurat – për të shmangur rrjedhjen e afateve ligjore për formimin e qeverisë – opinionisti Shemsi Jashari tha se u la hapësirë për interpretim të çështjeve të parëndësishme.

“Çdo vonesë është faj i Lëvizjes Vetëvendosje i z. Kurti dhe për pasojë do të ketë ndikim të keq në këtë ngërç politik që po krijohet. Dihet më që LV-ja është kah shkon në drejtim që ta çojë vendin në zgjedhje, por duke i fajësuar partitë tjera opozitare, duke i lidhur edhe me Listën Serbe, sikur të gjitha janë bërë bashkë kundër tyre”, ka deklaruar Shemsi Jashari, Drejtor në rrjetin e organizatave “Demokracia Fillon Këtu”.

Megjithëse nuk i përjashtoi si opsion të fundit, siç u shpreh, “nëse pafundësisht vazhdon bllokada dhe kërkohet ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese”, profesori Gëzim Qerimi, tha se zgjedhjet e reja nuk do të ishin në interes të qytetarëve.

“Në radhë të parë, pozita dhe opozita kanë një obligim ndaj qytetarëve në përgjithësi që t’i themelojnë institucionet, në radhë të parë parlamentin, pastaj nëse i ka numrat ta formojë qeverinë partia fituese, nëse jo t’i japë mundësinë partive opozitare. Nëse asnjëra nuk i kanë numrat, atëherë opsioni më real mbeten zgjedhjet e reja edhe pse vlerësoj që zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje”, ka deklaruar Gëzim Qerimi, profesor.

Por, profesori nuk drejton gishtin vetëm te një parti, në rast se vullneti qytetar nga zgjedhjet e fundit do të shkonte huq.

“Vlerësoj se në këtë rast tërë klasa politike do të tregonte një papërgjegjësi në raport me qytetarët, në raport me interesat shtetërore, ka theksuar ai.

Për atë që ndodhi të martën, kreu i PDK-së, deputeti Memli Krasniqi, tha se tashmë ka material për trajtim nga Gjykata Kushtetuese. /Dukagjini/

Të ngjashme

Të fundit