Heidenheim e ka tronditur Bayernin e Munichut, duke e mposhtur me përmbysje me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së 29-të në Bundesliga.
Bavarezët e mbyllën pjesën e parë në epërsi prej dy golave. Fillimisht shënoi Harry Kane në minutën e 38’, teksa golin e dytë e ka realizuar Serge Gnabry në minutën e 45’.
Vendasit u kthyen në lojë në pjesën e dytë. Kevin Sessa e ngushtoi epërsinë me një gol në minutën e 50’. Teksa vetëm një minutë më vonë Tim Kleindienst, e barazoi rezultatin.
Për golin e tretë dhe të fitores u përkujdes Kleindienst, në minutën e 79’.
Heidenheim pas fitores kalon në vendin e 10-të me 33 pikë të grumbulluara.
Bayern Munich pas humbjes mbetet në pozitën e dytë me 60 sosh