Home Lajme Ekonomi Ngadalësohet rritja ekonomike e ShBA-së

Ngadalësohet rritja ekonomike e ShBA-së

0
Ngadalësohet rritja ekonomike e ShBA-së

Rritja ekonomike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ngadalësuar në tre muajt e parë të vitit.

Këtë periudhë bizneset reduktuan investimet përballë rritjes së kostove të huasë, raporton BBC.

Ekonomia ka shënuar rritje prej 1.1 përqind në baza vjetore, ka njoftuar Departamenti i Tregtisë. Kjo shënon një rënie prej 2.6 përqindësh në çerekun e parë të vitit, pavarësisht shpenzimeve të mëdha konsumatore.

Analistët në anën tjetër janë duke vështruar me nervozizëm se si ekonomia më e madhe globale po përballet me shkallë të lartë të normave të interesit dhe rritjes së çmimeve.

Exit mobile version