Rritja ekonomike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ngadalësuar në tre muajt e parë të vitit.
Këtë periudhë bizneset reduktuan investimet përballë rritjes së kostove të huasë, raporton BBC.
Ekonomia ka shënuar rritje prej 1.1 përqind në baza vjetore, ka njoftuar Departamenti i Tregtisë. Kjo shënon një rënie prej 2.6 përqindësh në çerekun e parë të vitit, pavarësisht shpenzimeve të mëdha konsumatore.
Analistët në anën tjetër janë duke vështruar me nervozizëm se si ekonomia më e madhe globale po përballet me shkallë të lartë të normave të interesit dhe rritjes së çmimeve.