Një burrë është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:30.
I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.






