17.6 C
New York
Tuesday, September 2, 2025

Buy now

Nga VV i reagojnë Klinakut pas deklaratës për Kurtin

- Advertisement -

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani i ka reaguar ushtruesit të detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku gjatë ditës së djeshme ka thënë se më përpara do ta vriste kryeministrin Albin Kurti, sesa do ta lëshonte Kosovën.

Zogianai tha se reagimi I Klinakut ka ardhur pasi nuk po mundet që të përfitojë më financiarisht, prandaj sipas tij i janë terruar sytë.

“20 milionë euro të rezervave financiare të shtetit qen shpërndarë pa kurrfarë kriteri nga Qeveria Haradinaj! Ndër të tjera aty pat marrur edhe organizata e Klinakut! Epo s’ka ma kështu, prandaj i janë terru sytë këtij dhe plotë të tjerëve si ky!”, ka shkruar ai.

“Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, është shprehur Faton Klinaku nga OVL UCK, teksa ka ndarë një bisedë që thotë se e ka zhvilluar me një votues të Kurtit i cili sipas tij ka deklaruar se “ka votuar për ndryshim, por s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë”.

Klinka në reagimin e tij të dytë ka pyetur: A më shumë vlen Albini, apo atdheu ynë?

Deklaratën e përsëriti pas publikimit të postimit të tij nëpër media.

Të ngjashme

Të fundit