7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Nga vjedhja e kurorës së misit deri tek kërkesa e faljes për nënën, Valbona Selimllari rrëfehet si rrallë herë më parë

- Advertisement -

Ikona e bukurisë shqiptare, Valbona Selimllari, është rrëfyer si asnjë herë më parë në “Se luan Topi” rreth jetës së saj private.

Ajo u shpreh se kur është bërë nënë për herë të dytë ishte mjaft e pasigurtë në vetvete për rëndësinë që do i kushtonte fëmijëve e si do e ndante kohën me ta, por çdo gjë e gjeti rrugën e duhur.

“Pata ankth sepse e doja kaq shumë djalin e parë, thoja si do e duaj këtë tani do të vijë edhe fëmija i dytë, por zoti e rregullon çdo gjë. Ka aq shumë dashuri, ka pafund. Frika që pata që dhe të ndaja dashurinë mes tyre ishte e kotë. Vajza është dashuri pastaj. Është shumë pas djemve, vajzat kanë një qasje tjetër ndaj prindërve, unë kam qenë shumë e barabartë me të tre.”

Valbona Selimllari ashtu siç çdo person tjetër ka pengjet e saj në jetë, të cilat lidhen me familjen, kryesisht më nënën e saj, Ajo u shpreh se është penduar që nuk ia ka shprehur dashurinë të ëmës me fjalë.

“Unë vdes për të dhe ajo e di këtë gjë, unë nuk jam njeri fjalëshumë, për këtë më vjen keq në një mënyrë, motrat e mija janë më lajkatare, unë jo gjithmonë ja them se sa shumë e dua por nuk ka nënë që nuk e di se sa shumë e do fëmija. Është budallallëk, asgjë nuk më kushton t’ja them të dua, por nuk jam tipi. Fëmijët e mi ma thonë shumë shpesh. Kur u rriske të mbushet koka me gjëra të tjera dhe e merr si të mirqenë që ajo e di, por duhet ta dëgjojnë.”

Në lidhje me DWTS Selimllari është shprehur se është mësuar ti përcjellë pozitivitet konkurrentëve dhe e ka të vështirë ti flasë ashpër atyre, megjithëse vetëm një do të jetë fitues.

“Ti kupton që çdo puntatë dikush del më mirë, do të jetë shumë e vështirë ti ndash, ecurinë e kanë shumë të mirë, unë jam mësuar të vë nota të mira e dua të jem gjithmonë kështu. Po punojnë shumë fort mirëpo ky është një konkurs dhe njëri duhet të fitojë. Prandaj kam thënë Bona dil çik nga habitati yt. Një ditë të tha Dalina a do dalësh ndonjëherë nga zona jote e rehatisë. Të gjithë punojnë e të gjithë meritojnë atë që duhet. Nuk po e justifikoj por duhet të them që duhet të jem e drejtë.”

Valbona Selimllari ka treguar edhe një incident që i ka ndodhur ne Itali, ku i vodhën kurorën e misit e cila ishte me gurë të çmuar, por produksioni ia zëvendësoi sërish atë.

“Kurora e vetme që kam është e miss globit, ma vodhën në Milano se ishte me gurë të çmuar dhe për fat të mirë produksioni ma zëvëndësoi sërish.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit