Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-ve, Pamela Bondi, në një postim në platformën X, ka deklaruar se Smith kishte sekuestruar telefonin zyrtar të Presidentit Trump dhe më pas kishte kërkuar edhe të dhënat personale të tij.
“Gjatë Hetimit të ‘Arctic Frost’, zbuluam se Prokurori i Posaçëm kishte sekuestruar telefonin zyrtar të Presidentit Trump. Kjo do të thotë se Administrata Biden ia dorëzoi telefonin e Presidentit Trump Prokurorit të Posaçëm—një veprim i paprecedentë. Për më tepër, Prokurori i Posaçëm ka kërkuar me urdhër gjykate të gjitha të dhënat personale të telefonit të Presidentit Trump. Nuk duhet të lejojmë më kurrë që qeveria të përdoret si armë në këtë mënyrë në Amerikë. Kam dorëzuar këto dokumente të reja tek partnerët tanë në Capitol Hill. E përgëzoj ekipin tonë në FBI për punën e palodhur për ta zbuluar këtë çështje”, ka shkruar ajo.
Jack Smith është ftuar të dëshmojë së shpejti në Kongres për veprimtarinë e tij në ndjekjen penale të Presidentit Trump. Hetime të kryera nga FBI pretendojnë se ai, për qëllime politike, ka përgjuar telefonatat e kongresmenëve dhe senatorëve republikanë.
Presidenti Trump, disa ditë më parë, e quajti Smithin “kriminel” dhe deklaroi se ai duhet të burgoset për skandalet që ka shkaktuar.






