11.6 C
New York
Friday, October 31, 2025

Buy now

Nga turpi në lavdi: Prishtina 01 kalon në mesin e 16 skuadrave më të mira në Europë

- Advertisement -

Çfarë kthesë për Prishtinën 01! Vetëm një ditë pasi u mposhtën me rezultatin e rëndë 19:1 nga Sportingu, skuadra kosovare ka reaguar në mënyrën më të fuqishme të mundshme.

Në ndeshjen vendimtare të Main Round në Ligën e Kampionëve të Futsallit, ekipi kryeqytetas ka arritur një fitore historike 6-7 ndaj skuadrës kroate Novo Vrijeme, duke siguruar kualifikimin në mesin e 16 më të mirëve në Europë.

Pas humbjes së turpshme ndaj gjigantëve portugezë, pak kush besonte në një reagim të tillë, por djemtë e Prishtinës 01 treguan karakter, guxim dhe shpirt sportiv.

Prishtina 01, pas kësaj fitoreje historike, tashmë renditet ndër 16 klubet më të mira të Europës në futsall.

Të ngjashme

Të fundit