Një risi televizive, ‘Ref Cam’, që veçse po testohet në disa ndeshje të caktuara, do të përdoret në derbin mes Arsenalit dhe Manchester City më 21 shtator.
Teknologjia, e testuar në Premier League, vendos kamerë në fanellën e gjyqtarit bashkë me mikrofon dhe kufje, duke u ofruar shikuesve një kënd të veçantë pamjeje.
Kjo përballje vjen një vit pas tensioneve mes dy klubeve, kur Pep Guardiola dhe lojtarët e tij akuzuan Arsenalin për përdorimin e “truqeve të errëta” për të fituar kohë.
Në atë ndeshje, Kyle Walker debatoi me gjyqtarin Michael Oliver, ndërsa talenti i Arsenalit, Myles Lewis-Skelly, u ndëshkua me karton të verdhë pasi dyshohej se ndërsa ishte duke kryer nxehjet parapërgatitore për tu inkuadruar në lojë, kishte kaluar prapa portës dhe i kishte përcjell mesazhe portierit David Raya.
Nuk mbeti pa u përfshirë edhe trajneri Mikel Arteta, i cili e shfrytëzoi situatën që po zhvillohej dhe komunikoi me instruksione taktike, me nëntë prej futbollistëve në fushë.