2.3 C
New York
Tuesday, November 11, 2025

Buy now

Nga telefonat te restorantet – detajet e përgjimeve “speciale” të Hagës në rastin ‘Thaçi 2’

- Advertisement -

Përgjimet e Hagës në rastin ‘Thaçi 2’, nuk përfshijnë veç kontrollim të kompjuterëve që ka përdoruar për procedura ish-presidenti kosovar, ashtu siç u raportua sot.

Për të gjitha detajet e përgjimit ‘special’, nga telefonat te restorantet, ka raportuar para më shumë se 10 ditësh, gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku.

Çka dihet për këtë rast?

Bashkëpunëtorët e Thaçit, Bashkim Smakaj, Artan Behrami, Ismail Syla dhe Blerim Shala, nuk e kishin ndalesën e tyre të vetme në Qendrën e Paraburgimit, më 9 shtator 2023, transmeton Klankosova.tv

Ata drekuan edhe në restorantin “De Waterreus” në Sheveningen dhe Prokuroria e Hagës është kujdesur që t’ua nxjerrë edhe fotografitë e bisedat e tjera private, duke i shtrirë përgjimet për ish-presidentin përtej paraburgimit.

Kontrolli është ushtruar edhe përtej vizitave, në telefonata me numra me bazë në Kosovë.

Përgjimet po vazhdojnë, ndërkaq operatorët telefonikë në Republikën e Kosovës, Vala dhe IPKO i ofruan të dhënat e telefonatave, brenda 7 ditësh nga urdhri i Dhomave të Specializuara.

Në to, përfshihen detajet mbi thirrësin dhe pranuesin e telefonatës, ziles, mesazheve, refuzimit të thirrjes e pozitës gjeografike kur është thirrur apo pranuar telefonata.

Detajet e kronikës i gjeni në linkun e mëposhtëm./Klankosova.tv

 

Të ngjashme

Të fundit