Nga takimi i Gimbos me familjen e Selin te lidhja me Onon/ Greta rrëfen historinë e saj të dashurisë

- Advertisement -

Në një intervistë për “S’e Luan Topi”, Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, ka ndarë detaje nga jeta e saj personale, duke folur për njohjen me partnerin dhe raportin me familjen e Selin.

Ajo tregoi se partneri i saj, Gimbo, është takuar me familjen e Selin, përfshirë edhe vëllanë e saj, Onon, i cili është njëkohësisht edhe i dashuri i Gertës.

“Gimbo është takuar me familjen e Selin, edhe me Onon, folën për situatat, tani mbetet dalje e Selin. Gimbo është shumë i dashur, e veçoj shumë dhe realisht është djalë flori. Në shtëpi, mirë Selin, por më mbante afër edhe mua”, tha Gerta.

Duke u ndalur te historia e saj e dashurisë, ajo rrëfeu se njohja me partnerin ka ndodhur në një ambient pune, ku ajo ishte e ftuar dhe ai punonte si DJ. Pas takimit të parë, ai e ka kontaktuar, pa qenë në dijeni të lidhjes së saj me Selin.

Unë dhe i dashuri im jemi njohur në një ambient pune ku isha e ftuar dhe ai ishte DJ. Është informuar se kush jam unë, më vëzhgonte… pas dy javësh më kontaktoi vetë, më ka shkruar. Ai nuk e ka ditur që unë dhe Selin njiheshim. Kisha filluar punë si velinë dhe Selin punonte aty, jemi njohur në punë, dilnim. Unë nuk e dija që ishin motër e vëlla, pasi nuk e dija mbiemrin e Onos. Një ditë, Ono më thotë që edhe motra e tij punon në të njëjtin TV,” shtoi ajo.

Greta theksoi se marrëdhënia e tyre është ndërtuar natyrshëm, duke u shoqëruar me njohje të ndërsjella familjare dhe një raport të afërt me Selin. Sipas saj, historia e tyre është një shembull i një lidhjeje të krijuar mbi respektin dhe komunikimin, që ka lindur nga rrethana të papritura.

 

Të ngjashme

Të fundit