12.1 C
New York
Tuesday, October 28, 2025

Buy now

Nga sot nis operimin linja e re ajrore Kosovë – Francë

- Advertisement -

Një linjë e re ajrore midis Francës dhe Kosovës!

Një linjë e re ajrore nga Kosova në Francë nga sot ka nisur operimin.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada e Francës në Kosovë.

Kjo linjë e re Lyon–Prishtinë sipas ambasadës shënon një hap të rëndësishmë të lidhjeve midis dy vendeve.

“Linja e re ajrore Lyon–Prishtinë, e operuar nga easyJet, forcon që nga sot lidhjet midis dy vendeve. Kjo linjë direkte shënon një hap të rëndësishëm për mobilitetin, turizmin dhe shkëmbimet ekonomike e kulturore. Ajo do të lehtësojë lidhjet midis familjeve, bizneseve dhe institucioneve, duke afruar edhe më shumë shoqëritë tona. Urime të gjithë atyre që e bënë të mundur këtë projekt — një simbol miqësie dhe bashkëpunimi franko-kosovar”, thuhet nga ambasada.

Të ngjashme

Të fundit