Klubet e Kosovës kanë përfituar shuma të konsiderueshme nga pjesëmarrja në garat evropiane këtë edicion, duke përforcuar buxhetet e tyre.
Malisheva ka siguruar 325 mijë euro, ndonëse u eliminua në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës nga Vikingur Reykjavik, shkruan Gazeta Express.
Prishtina ka arkëtuar 700 mijë euro, pasi u eliminua fillimisht në raundin e parë të Ligës së Europës nga Sheriff Tiraspol, ndërsa më pas edhe në raundin e dytë të Ligës së Konferencës nga Larne.
Ballkani, kampioni i Kosovës, ka përfituar 900 mijë euro, por u eliminua sonte në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës nga Shamrock Rovers.
Drita është skuadra me përfitimet më të mëdha: ajo fillimisht u eliminua nga raundi i dytë kualifikues i Ligës së Kampionëve nga Copenhagen, ndërsa mbrëmë pësoi eliminimin edhe në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Europës nga FCSB.
Megjithatë, gjilanasit do të vazhdojnë garën në play-off të Ligës së Konferencës, ku përballen me Differdange të Luksemburgut.
- Nëse eliminohet në këtë fazë, Drita do të arkëtojë 1.7 milionë euro.
- Në rast se arrin në fazën e grupeve, do të përfitojnë 3.2 milionë + bonuse nese arrin fazën e Ligës