Në muajin mars, Nikki Haley njoftoi se po tërhiqej nga gara presidenciale përballë ish-presidentit Donald Trump.
Në një dalje të fundit publike, që pas pezullimit të fushatës së saj, Haley konfirmoi se do të votojë për Trump.
Unë i qëndroj asaj që thashë në fjalimin tim të pezullimit”, tha ajo.
Ajo shtoi se do të ishte “zgjuarsi” nga ana e Donald Trump nëse do të kërkonte mbështetjen e miliona njerëzve, të cilët e përkrahën Haley në përballjen brenda kampit republikan.
“Trump do të ishte i zgjuar t’u afrohej miliona njerëzve që votuan për mua”, shtoi ajo.