E pyetur nga fansat se çfarë e ka munduar këto ditë, Iliriana ka sqaruar se fillimisht kishte dyshuar për një grip të thjeshtë, por realiteti doli të ishte më i vështirë.
“Shumë faleminderit për mesazhet që më keni shkruar. Më ka mbet me ja shpjegu se kam mendu që o grip, po realisht kisha pas problem me veshkë. Më ka pengu një guri. Normal jam me terapi, veç teper që 2 javë jam me dhimbje,” u shpreh ajo.
Përveç shëndetit, ndjekësit ishin kuriozë edhe për karrierën e saj. Pyetjes se a ka ndonjë projekt të ri në horizont, këngëtarja iu përgjigj me mjaft entuziazëm, duke paralajmëruar surpriza:
“Patjetër, shumë shpejt do dali projekti i ri. S’tregoj shumë për plane, po i la surprizë .”
Nuk munguan as pyetjet ngacmuese për jetën private. Një ndjekës e pyeti se pse nuk po duket duke vizituar familjarët apo vjehrrinë, por
Iliriana e mori me shumë sportivitet dhe paralajmëroi diçka për ndjekësit e saj:
“Hahaha shumë shpejt ka me ba video edhe me vjehrrin .”
Duket se pavarësisht sfidave shëndetësore të dy javëve të fundit, Iliriana po bëhet gati të kthehet fuqishëm me projekte të reja dhe përmbajtje interesante për fansat e saj besnikë. /Prive








