Prive Klan Kosova kësaj radhe për publikun e vet ka sjellë pesë gjëra interesante për këngëtaren Teuta Selimi.
Teuta Selimi ka në pasion të jashtëzakonshëm për veturat e vjetra. Ajo në pronësi të saj ka dy vetura të tilla, e para është “Porsche 911 Carrera Targa” prodhim i vitit 1985, ndërsa makina e dytë e saj është “MG MGA MKII DELUXE” – prodhim i vitit 1962.
Një tjetër fakt interesant për Teuta Selimin, që lidhet përsëri ngushtë me një pasion të jashtëzakonshëm, është edhe lidhja e saj me verën. Teuta Selimi është nga ato këngëtaret e pakta që e njeh verën në themel, di saktësisht nga cili regjion është prodhuar, cilit lloj të rrushit i takon, madje me pakëz përkushtim mund të dallojë edhe vjetërsinë e saj.
Teuta është poashtu e pasionuar pas djathërave dhe kombinimeve të tyre me reçelet, duke eksploruar shijet nga ato me uniket deri tek kombinimet jo të zakonshme.Një tjetër gjë me të cilën është e fiksuar Teuta Selimi janë edhe serialet dhe filmat mister, thriller, e dramë. Pra, një prodhim i ri nuk mund të dalë e të kalojë java pa e parë këngëtarja.
Pasioni e dëshira e saj patjetër që në një moment lidhet edhe me profesionin që ka vendosur ta ndjek. Në shtëpinë e saj, Teuta Selimi ka një studio me të gjitha instrumentet dhe
teknologjinë e fundit të muzikës.
*Klikoni