Ka gra që i duan dhe ka nga ata që i urrejnë. Mirëpo, gjatë sfilatave të modës për pranverë/verë 2022, korset ishin të pranishme pothuajse në çdo koleksion. Në koleksionet e shtëpive të mëdha të modës si Givenchy por edhe Alexander McQueen dhe Saint Laurent, ky aksesor ishte shumë i rëndësishëm.
Ndonëse në të kaluarën identifikohej për të treguar një trup sa më elegant, dekadat e fundit ka evoluar. Jean Paul Gaultier dhe Thierry Mugler, përmes modeleve të tyre, ripërcaktuan kuptimin e korsesë dhe e bënë atë simbolin përfundimtar të fuqizimit të femrës në modën moderne.

Nga pasarelat, korset nuk vonuan të shfaqen në street style, me vajzat e modës që konkurrojnë në imagjinatë dhe origjinalitet në mënyrën se si i inkorporojnë në stilin e tyre dhe i veshin në paraqitje që kthehen automatikisht në një trend.

