Kandidati i PDK-së për deputet, Abelard Tahiri, ka folur në Debat Plus rreth pozicionit të tij në listën zgjedhore të partisë.
Ai tha se, nga fillimisht numri i 10-të, në zgjedhjet e 28 dhjetorit e ka zgjedhur vetë numrin 110 të kandidatëve për deputet.
Ai shtoi se qëllimi i tij është të ndihmojë kolegët më të rinj dhe të kontribuojë për mbështetjen e kandidatëve të PDK-së.
“Unë e kam ndjerë nevojën që të japë një mesazh të qartë se nga gjithë mbështetja e kam marrë nga PDK, mendoj që është një moment që duhet me reflektu me i ndihmu disa kolegë më të ri që të sistemohen më lartë në listë, për shkak të mos njohjes së gjatë të emrit të tyre në skenën politike. Dhe konsideroj që vota duhet të bëhet për shkak të punë sime, dhe angazhimit tim institucional që e kam bërë gjatë tërë këtyre viteve dhe jo për shkak të numrit. Kam pasur numrin 10 ka qenë kërkesë e imja ta kem këtë numër. Kemi pasur një lloj dakordimi edhe në këto zgjedhje”, ka deklaruar ai.






