-8.3 C
New York
Saturday, January 31, 2026

Buy now

Nga një muaj paraburgim për katër komisonerë dhe një kryesues, dyshohen për manipulim me vota në Prizren

- Advertisement -

Gjykata në Prizren cakton paraburgim për pesë të pandehur, dyshohen për manipulim të votave dhe keqpërdorim detyre

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj pesë të pandehurve, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra penale që lidhen me zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Gjatë ditës së sotme, gjykata ka mbajtur tri seanca dëgjimore, pas së cilave gjyqtarët e procedurës paraprake kanë marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit.

Katër të pandehurve, me iniciale A.Sh., I.B., B.S. dhe H.P., u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Ata dyshohen se, secili veç e veç, kanë kryer veprën penale “falsifikimi i rezultateve të votimit”.

Ndërkaq, ndaj një të pandehuri tjetër, N.B., gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, që ka të bëjë me moskryerjen me dashje të një detyre të domosdoshme të përcaktuar me ligj.

Nga Gjykata bëhet e ditur se vërtetësia e këtyre dyshimeve dhe argumentimi i tyre do të vlerësohen në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Të ngjashme

Të fundit