9.4 C
New York
Wednesday, January 1, 2025

Buy now

“Nga nipi i Bislimit, tek xhaxhai i Konjufcës”, Krasniqi ia përmend qeverisë punësimet e familjarëve: I keni mashtruar qytetarët

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së dhe kandidatja për këtë pozitë në zgjedhjet e 9 shkurtit  me numrin 36, Rrezarta Krasniqi, ka theksuar se nepotizmi në Qeverinë aktual është fenomen që i veçanton këta të fundit.

Krasniqi e cila ishte mjaft e ashpër me deklarata tha se, çdo i dyti person i punësuar në institucione publike, është familjarë i ndonjërit prej zyrtarëve apo qeveritarëve aktual.

“Nepotizimi në këtë qeveri është fenomeni që tregon hapur për hipokrizinë e Lëvizjes Vetëvendosje sepse ju e dini që kanë ardhë në pushtet me kauzën se ‘familjarët janë për dasma’ ndërsa tani çdo i dyti person i punësuar është familjar i dikujt prej deputetëve ose kabinetit qeveritar”, ka thënë Krasniqi për gazetën “Blic”.

Tutje, Krasniqi me bindje të plotë ka thënë se të gjitha skandalet e publikuara nga mediat për nepotizëm, do të ndikojnë në rënien e elektoratit të VV-së, në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

“Normalisht që kjo do të ndikojë në zgjedhje pasi i kanë mashtru qytetarët që nuk do të ketë nepotizëm dhe ju e keni parë se sa njerëz janë punësuar deri tani prej Lëvizjes Vetëvendosje, po marr vetëm disa prej tyre….nipi i Besnik Bislimit është anëtar i njërit prej bordeve, vajza e kryetarit të Podujevës e punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, axha i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, e shumë e shumë anëtarë të tjerë të tjerë të kabinetit qeveritar që kanë punësuar anëtarët e familjes e për deputetë nuk po flas se është një numër shumë i gjatë i tyre”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit